Lajmet e Fundit

APR + GreenLineAL = Nata e Gjelbër në Park (Java e katërt)

nata e gjelber post

Nata e Gjelbër në Park – 19-20 Gusht. APR dhe Green Line Albania zhvilluan Natën e katërt në Parkun e Madh të Liqenit që promovon jetesën e gjelbër dhe aktive. Me biçikleta e me çadra kampingu. Gatuajmë në natyrë, muzikë, volejboll, yoga, histori e serenata, karaoke dhe shumë lojra, aktivitete sportive, sociale dhe edukative deri në mëngjes. Këto dhe shumë surpriza të tjera sjell Nata e Gjelbër në Park, një projekt i thjeshtë, me fare pak shpenzime, i natyrshëm si vetë ambienti ku zhvillohet – së shpejti në Farkë, Dajt, etj. Po na bashkohen edhe familjarë e turistë, të rinj e më të rritur – Green Overnight at the Grand Park!

Kopshti Zoologjik, një destinacion që ka nisur të ndryshojë – Burim Informacioni Top-Channel

Janë vetëm pak muaj qëkur APR – Bashkia Tiranë nisi rimëkëmbjen e Kopështit Zoologjik, së pari me masat për sigurinë e vizitorëve, me masat për shërimin e rigjenerimin e specieve, me pastërtinë e higjenën, me vaksinimet, me ndërprerjen e shkarkimeve të ujrave të zeza në basene, me lidhjen e dritave e ujit me sahat, për të vijuar me stolat, ndriçimin e kushtet e parkut të gjelbërt përreth, rrethimet e baseneve e mbylljen e rrethimit kryesor që ishte shoshë. Sot xhiro është disafishuar, vizitorët mirkuptojnë mungesat dhe vlerësojnë përpjekjet – ambienti është idilik dhe shlodhës e jo horror si para 1 viti. 4rrotakshet nga GearBike falas në fundjava dhe aktivitetet rekreative e edukative e bëjnë edhe më mikpritës Kopështin Zoologjik të Tiranës. Kaluam nga një rrezik ku shoqatat kërkonin të shpëtonin speciet që ekspozoheshin në Zoo në një partner për shpëtimin siç është ngjarja e bukur me arushët e vegjël të murrmë Roki e Smoki që na u besuan për kujdesje! Si nata me ditën! Ndërkohë punohet për projektin e ri.

Për artikullin e plotë vizitoni faqen: http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=333294

APR vendos çezma në Parkun e Madh

Në kuadër të rehabitimit dhe përmirësimit të kushteve dhe infrastrukturës në Parkun e Madh të Liqenit sëbashku me UKT u zëvendësua rrjeti i furnizimit me ujë të pijshëm dhe kohëzgjatjen e furnizimit. Gjithashtu falë punës së mjeshtrave tanë duarartë u mundësua instalimi i tre çezmave të reja, donacion nga firma ICDQ (Eurokey), për Parkun e Madh të Liqenit Tiranë. APR u kujdes që vendosja të ishte në zona kyçe e sa më pranë fluksit të frekuentuesve, por edhe aty ku dikur ka patur çezma. Ndërkohë vazhdon puna për jetëzimin e burimeve ekzistuese, momunente memoriale në Park.