Lajmet e Fundit

Jeni gati për Kopshtin Zoologjik kalamaja?

Jeni gati për Kopshtin Zoologjik kalamaja? Ditën e shtunë, në 4 Qershor , meqë është fundjavë dhe të gjithë e kemi pushim, merrni prindërit, gjyshen, gjyshin ose një shok apo shoqe , dhe ejani të shohim të gjithë bashkë kafshët e mrekullueshme. Do të mësojmë shumë gjëra të reja, por edhe do të luajmë. Ju pres me padurim!

Tiranathlon – Ceremonia e ndarjes së çmimeve!

Tiranathlon – Nga Liqeni i mrekullueshëm i Farkës, me garën sportive plot emocione dhe adrenalinë, në not, vrap dhe çiklizëm. Fitoftë më i miri! Forca! Tiranathlon – Ceremonia e ndarjes së çmimeve! Nga Liqeni i mrekullueshëm i Farkës, me garën sportive plot emocione dhe adrenalinë, në not, vrap dhe çiklizëm .Fitoftë më i miri! Forca!

Kaluam me sukses një event kaq të rëndësishëm ndërkombëtar!

Krenarë për vlerësimet që APR mori për organizimin e fan zone të tifozëve të Romës në Amfiteatrin e Tiranës për finalen e Conference League! Mëse e merituar Çertifikata e Mirënjohjes për Drejtorin e Parkut, Neshat Çela, nga Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj. Kaluam me sukses një event kaq të rëndësishëm ndërkombëtar, të gatshëm për të tjera sfida në të ardhmen!

Një pemë ulliri i shtohet Parkut të Liqenit!

“Jetëgjatë të bashkuar e të bekuar ashtu si kjo pemë qofshi përjetë bijtë tanë”! Një dedikim i bukur dhe kuptimplotë nga mami Eralda dhe babi Rexhep për të vegjlit e tyre në ullirin që e gjithë familja mbolli në Parkun e Madh të Liqenit. Faleminderit që iu bashkuat nismës sonë “Dhuro pemë për Tiranën”!

Sweden Alumni Network dhuroi 9 pemë shege!

Një vit pas mbjelljes së 7 manjolave, Sweden Alumni Network Albania rikthehet sërish në Parkun e Liqenit me 9 pemë shege! Përfaqësuesit e rrjetit profesional të drejtuar këtë vit nga Ardit Gabili zgjodhën që këtë fundjavë t’ia kushtojnë mbjelljes së pemëve në park, duke dhënë shembullin konkret në dobi të shëndetit dhe cilësisë së jetës për komunitetin! Faleminderit SANA, që çdo herë jeni pranë nesh!