Si s’po vjen kjo e shtuna? Sot pamë edhe detajet e fundit fare te Kopshti i ri Zoologjik me fëmijët e mrekullueshëm, frekuentues të qendrave tona sociale, dhe u kënaqëm shumë. Në 4 Qershor , ora 11:00, eja në hapjen e madhe. Kemi shumë surpriza!
Lajme
Si s’po vjen kjo e shtuna? Sot pamë edhe detajet e fundit fare te Kopshti i ri Zoologjik me fëmijët e mrekullueshëm, frekuentues të qendrave tona sociale, dhe u kënaqëm shumë. Në 4 Qershor , ora 11:00, eja në hapjen e madhe. Kemi shumë surpriza!
Jeni gati për Kopshtin Zoologjik kalamaja? Ditën e shtunë, në 4 Qershor , meqë është fundjavë dhe të gjithë e kemi pushim, merrni prindërit, gjyshen, gjyshin ose një shok apo shoqe , dhe ejani të shohim të gjithë bashkë kafshët e mrekullueshme. Do të mësojmë shumë gjëra të reja, por edhe do të luajmë. Ju pres me padurim!
Tiranathlon – Nga Liqeni i mrekullueshëm i Farkës, me garën sportive plot emocione dhe adrenalinë, në not, vrap dhe çiklizëm. Fitoftë më i miri! Forca! Tiranathlon – Ceremonia e ndarjes së çmimeve! Nga Liqeni i mrekullueshëm i Farkës, me garën sportive plot emocione dhe adrenalinë, në not, vrap dhe çiklizëm .Fitoftë më i miri! Forca!
Krenarë për vlerësimet që APR mori për organizimin e fan zone të tifozëve të Romës në Amfiteatrin e Tiranës për finalen e Conference League! Mëse e merituar Çertifikata e Mirënjohjes për Drejtorin e Parkut, Neshat Çela, nga Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj. Kaluam me sukses një event kaq të rëndësishëm ndërkombëtar, të gatshëm për të tjera sfida në të ardhmen!
Bashkë me kryetarin e Bashkisë së Parmës, Federico Pizzarotti përuruam sot një hapësirë fantastike për fëmijët e qytetit, të cilët mund të ndjekin shfaqjet teatrore në natyrë. Faleminderit Fondacionit “Collodi”, por edhe artistit Klement Zoraqi për instalacionin e Pinokut.
1 Qershori po vjen me një super dhuratë për fëmijët e Tiranës dhe jo vetëm!
Edhe paaaaak fare kalamaja! Jemi gati për 1 Qershorin? Do jetë një festë e paparë te Kopshti i ri Zoologjik!Ja, shikojeni vetë çfarë kemi përgatitur. Do bëjmë shumë qejf!
“Jetëgjatë të bashkuar e të bekuar ashtu si kjo pemë qofshi përjetë bijtë tanë”! Një dedikim i bukur dhe kuptimplotë nga mami Eralda dhe babi Rexhep për të vegjlit e tyre në ullirin që e gjithë familja mbolli në Parkun e Madh të Liqenit. Faleminderit që iu bashkuat nismës sonë “Dhuro pemë për Tiranën”!
Një vit pas mbjelljes së 7 manjolave, Sweden Alumni Network Albania rikthehet sërish në Parkun e Liqenit me 9 pemë shege! Përfaqësuesit e rrjetit profesional të drejtuar këtë vit nga Ardit Gabili zgjodhën që këtë fundjavë t’ia kushtojnë mbjelljes së pemëve në park, duke dhënë shembullin konkret në dobi të shëndetit dhe cilësisë së jetës për komunitetin! Faleminderit SANA, që çdo herë jeni pranë nesh!
Në Ditën e Familjes, Center ACT for SOCIETY zgjodhi të mbjellë në park dy pemë Ulliri, duke iu bashkuar familjes së madhe të Tiranës në nismën e bukur dhe të shumëpërkrahur “Dhuro pemë për Tiranën”! Faleminderit për dhuratën tuaj në këtë ditë të shënuar për familjen dhe vlerat e saj si njësia bazë e shoqërisë!! Gëzuar Ditën e Familjes!